Salla e lindjes ishte plot, gruaja shtatzënë nuk pranohet në maternitet dhe dërgohet në shtëpi. I vdes foshnja

Feb 20, 2020 | 20:55
SHPËRNDAJE

Një grua shtatzënë është përballur me një situatë të pazakontë, kur shkoi në maternitet për të kryer lindjen e foshnjës së saj.

foshnja 1

Ajo u detyrua që shkojë në shtëpi, pasi mjekët nuk e pranuan në maternitet sepse shtretërit ishin të mbushur me gra shtatzëna.

Si pasojë gruaja e humbi fëmijën Archie Batte pak më vonë, për shkak të asistencës së vonuar mjekësore.

Kur u dërgua në “Queen Elizabeth The Queen Mother Hospital të Margate”, në Kent, gruaja shtatzënë dëgjoi ti thonin se nuk kishte vende të lira dhe se duhej të kthehej në shtëpi për të lindur atje.

Kështu ajo u kthye mbrapsht për të lindur në shtëpi e asistuar nga dy gjinekologe, por duket se gjatë lindjes u bë diçka gabim dhe foshnja lindi me dëme të mëdha cerebrale, duke bërë që të gjejë vdekjen pas disa ditësh, kur u transferua në spital.

Nuk duhet të më kishin dërguar kurrë në shtëpi dhe gjithsesi duhet të kisha marrë një asistencë më të mirë mjekësore”, thotë gruaja, e cila ka paditur spitalin.

spitali spitali 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura