“Salillari” përfitoi tender pa garë me vlerë 11.4 mln euro/ Berisha: Vjedhje me firmë qeveritare! Rama bëhet avokati i tij, i ofron…

Jun 25, 2022 | 23:15
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për investigimin e bërë nga Panorama.al mbi tenderin që Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka dhënë kompanisë “Salillari” për mirëmbajtjen e rrugëve në jug të vendit.

sali-rame-berisha

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha i konsideron vjedhje me firmë qeveritare tenderat e dhëna ndaj kompanisë Salillari.

“Ai ishte ndërtuesi i rrugëve me çarje të mëdha në aksin Çorovodë-Përmet, e rindërtuar po nga ‘Salillari’, ku rruga e përfunduar pak kohë ka dëmtime serioze të bazamentit, siç shihet nga pamjet. E njëjta gjë është në aksin, që mirëmbahet pikërisht nga ‘Salillari’ Vlorë-Orikum, i cili ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij dhe janë vetë banorët që shprehin shqetësimin” – shkruan ndër të tjera Berisha.

Capture

Sipas Berishës, Salillari ka aksione të përbashkëta me kryeministrin Rama, i cili bën dhe avokatin e tij.

Postimi i plotë:

Rama-Balluku ndajnë me Salillarin dhe Salillarët e tyre 333 milionë euro tendera me një ofertë!

Të dashur miq, këto ditë Salillari, në një akt të mirëfilltë korruptiv, fitoi si afertues i vetëm dhe me 99,99% të vlerës tenderin prej 11,4 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugëve të jugut!

Salillari u be i famshëm në Janar të vitit 2021, me shembjen e rrugës së Borshit, pas keqndërtimit prej tij të kësaj rruge.

Ai ishte ndërtuesi i rrugëve me çarje të mëdha në aksin Çorovodë-Përmet, e rindërtuar po nga ‘Salillari’, ku rruga e përfunduar pak kohë ka dëmtime serioze të bazamentit, siç shihet nga pamjet. E njëjta gjë është në aksin, që mirëmbahet pikërisht nga ‘Salillari’ Vlorë-Orikum, i cili ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij dhe janë vetë banorët që shprehin shqetësimin.

Por Salillari duket se ka aksione të përbashkëta me Ramën, i cili personalisht dhe direkt i bënë avokatin e tij ndaj dhe ai vazhdon të fitoj tendera me 99.9% si ofertues i vetëm. Kësaj i thonë vjedhje dhe vetëm vjedhje me firmë qeveritare.

Këtu me poshtë keni hetimin e gazetarit për tenderin e fundit të Fitimtar Salillarit të Edvinit.

SKANDALI, qeveria i jep Salillarit 11,4 mln euro tender pa garë.

Panorama.com. al

Skandali i radhës i ARRSH-së do t’u kushtojë 11,4 milionë euro xhepave të qytetarëve shqiptarë në këtë kohë krize. Bëhet fjalë për tenderin e fituar pa garë nga SALILLARI për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor.

Në tenderin e ARRSH me vlerë 1,4 miliardë lekë, ekuivalent me 11,4 milionë euro, ka marrë pjesë vetëm kompania “Salillari”, e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu.

Fillimisht, institucioni i drejtuar nga Evis Berberi e ka përzgjedhur Salillarin si kompani që ka kaluar fazën parakualifikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë në fazën e dytë, duke paracaktuar që në fillim pjesëmarrjen me vetëm një ofertues në tender. Kontrata parashikon mirëmbajtjen për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavi, LevanTepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë-Botë), dhe tri lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë.

Në fakt nuk është se ka ndryshuar shumë në mirëmbajtjen e rrugëve të këtij rajoni, pasi kompania “Salillari” kishte edhe kontratën e mëparshme 5-vjeçare.

Megjithëse ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtjen e rrugëve te rajonit të Jugut, ARRSH zhvilloi një tender pa garë duke i dhënë përsëri Salillarit plot 11,4 milionë euro.

Ndërkohë që vlen të theksohet se gjatë raportimit të Komisionit të Prokurimeve Publike në Komisionin e Ligjeve, u evidentua si problem shqetësues fenomeni i tenderëve pa garë që për vitin 2021 kishin kapur vlerën e 333 milionë euro, ose rreth 34% të vlerës totale të tenderëve. Ndërkohë që në rezolutën që do të votohet në Parlament në seancën e ardhshme kërkohet korrigjimi i këtij problemi pasi edhe numri i ankuesve është rritur.

salillari 5

TENDERËT PROBLEMATIKË

Në fakt, tenderi me vlerë 11.4 milionë euro i dhënë pa garë e ku ARRSH regjistron si arritje kursimin e 800 eurove, nuk është rasti i vetëm që i këtij institucioni. Rreth një javë më parë, gazeta “Panorama” njohu opinionin publik me një tjetër skandal të ARRSH.

Bëhej fjalë për tenderin me vlerë 1,18 miliardë lekë, ose 9,7 milionë euro, për rikonstruksionin e aksit 19 km të gjatë Maliq-Lozhan i RiStrelcë, ku fituese është shpallur kompania “Gjikuria” me një ofertë sa 98,4% e fondit limit. Kompania “Gjikuria” kishte ofruar 1.16 miliardë lekë, ndërsa skandali thellohet, pasi kjo ofertë është renditur e pesta për nga çmimi.

Oferta më e mirë dhënë nga bashkimi i operatorëve, kryesuar nga kompania “Arifaj”, ishte 1 miliard lekë, ose 8,7 milionë euro, plot 1 milion euro më e leverdishme se oferta e dhënë nga kompania “Gjikuria”.

Pastaj me radhë janë tri oferta të tjera më të mira, por që janë skualifikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Evis Berberi. GARA Nga shtatë oferta që kishin shkuar për ndërtimin e Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, Autoriteti Rrugor Shqiptar kualifikoi pesë prej tyre, mes tyre 3 oferta më të mira dhe 2 më të larta se oferta fituese e dhënë nga kompania “Gjikuria”.

Ndërkohë, në dokumentin zyrtar të shpalljes së fituesit, nuk kishte asnjë informacion se pse ishte skualifikuar oferta e dhënë nga një bashkim operatorësh kryesuar nga kompania “BE – IS”, edhe pse kjo ofertë ishte e katërta më e leverdishme, me një vlerë prej 9,4 milionë euro, rreth 250 mijë euro më e lirë se oferta e kompanisë “Gjikuria”.

Për t’i dhënë tenderin kompanisë “Gjikuria” në shkelje të plotë, Autoriteti Rrugor kishte renditur një sërë justifikimesh për skualifikimet, por dyshimet për paracaktimin e fituesit janë të mëdha, pasi janë hequr katër oferta më të mira, që është dhe kriteri bazë i shpalljes së fituesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura