Salihi: Më pëlqen guximi i Panuçit, ekipit i është rikthyer besimi

Sep 8, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

Ish-bomberi i Shqipërisë, Hamdi Salihi, i cili ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” për të ndjekur Kombëtaren, foli për mediat pas ndeshjes, ku komentoi fitoren e ekipit të Panuçit.

Salihi De Biazi

(Salihi duke u përqafuar me De Biazin, para ndeshjes)

FITORJA E ÇMUAR –  “Më vjen mirë që u rikthyem te rezultati që kishim nevojë, shpresoj të jetë ogur i mirë për vazhdimësinë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe kemi një motiv për besim, si sot”.

TË RINJTË – “Më pëlqen guximi i trajnerit për të hedhur në formacion disa lojtarë të rinj dhe besoj se ia shpërblyen dhe e justifikuan. E ardhmja duket e mirë, shpresoj të kemi edhe fatin me vete”.

E ARDHMJA – “Së pari kemi të rinj shumë të mirë dhe së dyti kemi një trajner që beson shumë tek ta, gjë që është shpresëdhënëse për të ardhmen. Fillimi ishte i mbarë, por le të shohim te ndeshja e dytë, sepse është kthyer besimi”.

SHKODRANËT NË SULM – “Shqipëria do të ketë gjithnjë shkodranë në sulm”.

NDAJ SKOCISË –  “Të shohim ndeshjen e dytë, është Skocia përpara, duket të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

ECURIA NË AUSTRI –  “Jemi në fazë rindërtimi te Nojshtad dhe besoj se edhe këtë vit do të jemi konkurrues. Shpresoj të ngjitemi në Bundesligë. Jam i lumtur në Austri, është vendi ku gjithnjë kam kaluar momente të mira”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura