Salianji në Kukës: Rama bën miliona euro, ndërsa shqiptarëve ju pijnë gjakun

Jun 13, 2018 | 17:00
SHPËRNDAJE

Depuetit i PD, Ervin Salianji vizitoi familjet e dy prej kuksianëve të protestës të cilët mbahen ende në burg, Vasil Laçi dhe Isuf Gashi.

Babai i Isuf Gashit tregon se për çdo vizitë në Tirane tek djali në burg merr 100 mije lekë borxh.

93f60dec-a21c-40a3-84cc-a122a5875b31

Salianji tha se “Në burg sot për shkak se shkel ligjin duhet të jetë Edi Rama dhe ata që bëjnë miliona euro në kurriz te me te varferve te vendit. Ne jemi këtu për t’ju thënë që jo vetëm nuk do t’ju harrojmë dhe do të japim ndihmë deri në fund, sepse janë heronj për Shqipërinë dhe kanë vendosur një gur të rëndësishëm me atë akt që kanë bërë”.

Ai tregoi se “zotër janë shqiptarët, qytetarët dhe, pavarësisht se janë të varfër e nuk kanë mundësi për jetesën, prapë reagojnë dhe tregojnë se ky vend për zot ka shqiptarët. Nuk është pronar as Edi Rama, as këta të konçesionarit”.

c630788c-67b2-494c-84e5-235bd96c6701 00b5c25e-07f4-4502-86b3-5daf6edcfa15

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura