Salianji flet për djegien e mandatave dhe për kandidimin përballë Veliajt: PD është e gatshme të…

Nov 19, 2018 | 16:51
SHPËRNDAJE

Zgjedhjet lokale janë duke afruar, e partitë politike janë duke identifikuar kandidatët të cilët do të garojnë në bashkitë e vendit. I ftuar në studion e Top Talk, deputeti i PD, Ervin Salinji u pyet rreth strategjisë që ka PD për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale, nisur edhe nga deklarimet e kryetares së LSI, Monika kryemadhi për kandidatë të përbashkët.

Salianji

“PD është e gatshme që të përballet me kandidatë dhe platformën e saj në çdo qytet dhe lagje. Ne jemi në një bashkëpunim me të gjitha partitë opozitare. Për marrëveshje zyrtare do të ketë diskutime në forumet e PD. Për mendim tim, sot është Rama i vetëm, e në krahun tjetëe janë të gjitha palët e tjera politike”, u përgjigj Salianji.

Por Tirana, mbetet fushëbeteja kryesore, e Salianji nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse do të jetë ai që do vendoset përballë Erion Veliajt për Bashkinë më të madhe në vend.

“Skam ndonjë ambicie për të qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës. Por kjo s’varet vetëm nga unë. Nuk ka ardhur koha për të thënë emrin e kandidatit, por Basha ka bërë edhe një listim të kushteve që duhet të ketë kandidati që do të vendoset përballë Veliajt, apo ndonjë kandidati tjetër”, u shpreh Salianji.

***

Opozita drejt djegies së mandateve? Salianji: S’mund të jemi në Parlament si garniturë e banditëve

Teksa koha po kalon dhe deputetët e PD, prej kohësh nuk marrin pjesë në seancat plenare duke e kushtëzuar atë me vettingun në politikë, po shkohet drejt limiteve të afateve. Por çdo do të ndodhë në Janar, do të kthehet, apo jo në Kuvend opozita, deputetët e së cilës rrezikojnë që t’u digjen mandatet.

Salianji

Në studion e Top Talk ka qenë i ftuar deputeti i PD, Ervin Salianji, që ka theksuar se opozita do t’i shkojë deri në fund rrugës së zgjedhur, pasi siç thotë ai, nuk mund të qëndrojnë si “garniturë” në Parlament.

“Kjo nuk e shqetëson as opozitën dhe as opinionin publik. Sot parlamenti është ilegjitim, i kapur edhe nga përgjimet e prokurorisë për blerje votash. Me dy deputetë në burg dhe Vangjush Dakon, që nuk do shpëtojë dot. Sot është faktuar ajo që ne kemi thënë prej kohësh. Politikanë të PS kapen në blerje votash. Mandatet në themel janë përfaqësim popullor. PD sot ka përfaqësimin popullor. Nuk ka asnjë vlerë nëse ne i shërbejmë interesit publik duke qëndruar jashtë Parlamentit, apo brenda tij. Nuk mund të jemi në Parlament si garniturë e disa banditëve. Unë se di kë kam në krahë”, u shpreh Salianji./ Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura