Salianji denoncon nga Elbasani: Bandat djegin makinën e dhëndrit të Qazim Sejdinit, kemi audio e video. Policia e fsheh

Jul 31, 2018 | 20:18
SHPËRNDAJE

Deputetët Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, sëbashku me Kryetarin e deges së PD Elbasan, Aurel Bylykbashi, ne nje deklaratë për mediat nga Elbasani, kane denoncuar sipas tyre nje ngjarje qe ka ndodhur pak jave me pare, denoncuar nga qytetare te Elbasanit.

88bf7d4f-2559-45ad-a5fe-88722eef260d

“Bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të kryetarit të bashkisë e policia nuk bën asnjë lajmërim e fsheh ngjarjen’, tha Salianji.

Deklarata e plote:

“Policia jo vetëm që shërben për të mbrojtur e mbuluar ngjarjen e tmerrshme kriminale e për të fshehur provat e krimit apo për të mos bërë publike ngjarjen, e njëjta situatë ka ndodhur edhe javë më parë kur bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të kryetarit të bashkisë e policia nuk bën asnjë lajmërim e fsheh ngjarjen. Situata e Elbasanit qe sot eshte i zaptuar nga krimi e banditet s’mund të vijojë në këtë mënyrë. Qytetarët dhe PD do e clirojnë si cdo qytet tjeter nga lidhjet e bandave me pushtetin kriminal pavaresisht sa prona kane vendosur, sdo i gëzojnë dot e do u kthehen qytetareve. Kanë lajmëruar në PD qytetarët, si institucioni më i besueshëm, kanë sjellë info e video e audio se si dëgjohen të shtënat me armë në mes të qytetit nga makina në makinë, me armë kallashnikov e automatik dhe policia e fsheh ngjarjen ne menyre te turpshme duke u bere pjese e bandave, qe ne fakt eshte banda e pushtetit, e Qazim Sejdinit”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura