Salianji deklaratë të fortë pasi del nga Prokuroria: Prisni pjesën tjetër të audio-përgjimit, do të shihni si…

May 21, 2018 | 11:55
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas seancës së pyetjeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka reaguar deputeti Ervin Salianji, i cili ka thënë që ka dhe pjesë të tjerë të audio-përgjimit ku implikohet më shumë Agron dhe Fatmir Xhafaj.

salianji1

Pjesë nga deklarata

Është e qartë që qeveria është e përfshirë në mbrojtën e krimit. Agron Xhafaj u largua nga Shqipëria për të mos u zbuluar trafiku që ai ka bërë.

Ne jemi pyetur, për të gjitha që kemi deklaruar. Por prokuroria është përfshirë më shumë për të hetuar kallëzimin e rremë dhe jo për hetuar trafikun e drogës.

Është njësoj si të them unë që nuk jam Ervin Salianji, këtë përgënjeshtrim kërkon të bëj dhe Agron Xhafaj ashtu mund të thotë që nuk ka qenë në audio-përgjim

Si keni rënë ju gjurmë të këtij audio-përgjimi?

Por nuk mund të flas për këtë, pasi është pjesë e sekretit hetimor. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më ka sjellë një pjesë të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj bënte pazare droge. Nuk janë akuza politike. Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu, dhe trafikanti që thoshte; ‘me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër.

Deklarata e Alibeajt pas daljes nga Prokuroria

Duhet ë vijnë të tjetër persona. Po ju them diçka tjetër, duke qenë se  Kodi Penal parashikon që jem pjesë e procesit të gjyqësor.

Kam bërë kërkesë që sot e në vazhdim, të jem përfaqësues i viktimave kriminale të pushtetit.

alibeaj

Unë kam të drejtë kërkoj thirrje dëshmitarësh, bërje aktesh. Që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj. Është detyrë e të gjithëve që të mbrojmë të ardhmen në këtë vend. Për dëshmitarë dhe ju e merrni vesh se për kë.

Dëshmoi për audio-përgjimin, flet Bardhi: Prokuroria duhet që kishte thirrur Ramën e Xhafën, i bëj thirrje që…

Ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje për ekspertin ligjoi, Gazmend Bardhi në lidhje me rastin e denoncuar nga PD, për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.

Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Prokuroria, Bardhi tha se ka deklaruar të tgjitha ato që ka thënë në publik, dhe i bën thirrje organit të akuzës të çoj hetimet në drejtimin e duhur.

BARDHI NE PROKURORI

Pjesë nga deklarata

Siç ju e dini ne sot ishim në cilësinë e personave që kemi apo që mund të japim të dhëna mbi hetimin që ka nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sigurisht që faktet dhe argumentat tona tashmë janë publike. Jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimit me pushtetin nga ministri i Brendshëm dhe qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të ministrit të Brendshëm.

Unë jam jurist dhe sigurisht që do të bashkëpunoj me organin e Prokurorisë sa herë që të thirrem por nuk mund të rri dot pa shprehur shqetësimin tim që kjo është Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka për detyrë të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge që është vëllai i ministrit të Brendshëm nuk është marrë ai i pari në pyetje por jemi marrë ne që denoncojmë rastin.

Nuk është marrë në pyetje ministri i Brendshëm që i lehtëson veprimtarinë kriminale vëllait por jemi marrë ne që e denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje akoma Kryeministri që ka krijuar një alibi publike ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafajt. Por ndërkohë nuk ju bën ju me dijeni dhe besoj se ju nuk e keni aktin e ekspertimit.

Dhe prokuroria do të duhet të kishte sekuestruar këtë material privat, siç e quan kryeministri sepse është një e dhënë që i ndihmon hetimet. Prandaj edhe thirrja ime publike ndaj organit të Prokurorisë është që të fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji. Dhe drejtimi i duhur që i kërkon ligji është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individët e përfshirë në krim të organizuar dhe individët që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm.

Ju konkretisht çfarë deklaruat?

Ne deklaruam gjithçka u pyetëm dhe gjithçka që kemi bërë publike me fakte dhe prova edhe gjatë këtyre ditëve.

Ju konkretisht për çfarë u pyetët?

Për gjithçka që kemi bërë publike mbi faktet dhe materialet që ne i kemi bërë publike. Të njëjtat fakte dhe materiale sigurisht që Prokuroria i disponon dhe ne kemi dhënë sqarimet tona mbi këto fakte dhe mbi këto prova.

Publikuan audio-përgjimin për vëllain e ministrit, mbërrijnë për të dëshmuar në Prokurori deputetët e PD

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për dëshmi në lidhje me audioregjistrimin e vëllait të ministrit Xhafaj, dy deputetët e PD-së dhe espertin ligjor, Gazmend Bardhi, që e bënë publike pak ditë më parë.

32482868_1927296510655472_5591254396630466560_n

“Panorama” mëson se në Prokurori do të dëshmojnë ditën e sotme, në orën 10:00, deputetët Ervin Salianji, Enkeljd Alibeaj dhe zyrtari i PD, Gazment Bardhi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi një oficer të Policisë Gjyqësore që të sekuestronte audioregjistrimin. Materiali është dërguar jashtë vendit për ekspertizë të specializuar, për të provuar nëse ka pasur ndërhyrje në të.

Gjithashtu, në Prokurori është administruar edhe një material zanor nga Agron Xhafaj, që të bëhen krahasimet për zërin nëse realisht i përket atij. Ky i fundit është nisur me avokatin në Itali, për t’u sqaruar me autoritetet italiane në lidhje me dënimin e marrë atje vite më parë.

Kallëzimi i rremë, i bashkuar tashmë me çështjen e trafikut të narkotikëve po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një çështje e vetme. Tre përfaqësuesit e Partisë Demokratike, në rolin e personave që kanë të dhëna të vlefshme për hetimin, janë paraqitur sot në mëngjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura