Sali Berisha zbulon emrin e kryebashkiakut të përfshirë në trafik: Transportonte 300 kg drogë në Maqedoni ose Kapshticë

Sep 30, 2022 | 12:56
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra se është përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas Berishës, makina e tij ka transportuar drejtë Maqedonisë dhe Kapshticës rreth 300 kilogram drogë.

Gjatë një konference për mediat se, Berisha foli dhe per marrëdhëniet me SHBA, teksa theksoi se: “PD mbetet e vendosur për të zhvilluar marrëdhënie shumë të mira miqësore dhe të gjithanshme me SHBA-të”.

Sali Berisha: “Këtu erdhi në një udhëtim Mike Pompeo, ishte lënduese për reputacionin e miqësisë midis dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur Taulant Begojaris me Alket Hysenin, dhe gjithçka, mendoj se zonja ka përgjegjësi.

Alket Hysenin e kanë larguar nga partia si mafia e trojeve të Sarandës.

Edhe kjo makina e fundit, makina e Kastriot Gurrës bënte trafik për llogari të këtyre dyve, çdo ditë sipas një burimi, 300 kg nxirrte në Maqedoni ose Kapshticë. Sipas një qytetari dixhital.

A mundet që konferenca e 100 vjetorit dhe kjo e detyroi sekretarin që në njoftimin e tij t’i bënte vizë këtyre takimeve, tha takova vetëm përfaqësuesit e opozitës iraniane. Përveç kësaj u bë e famshme fraza e barit. Zonja u bëri thirrje demokratëve që “mos hani bari që të votoni Sali berishën”. Pa ndjesë publike ndaj demokratëve, nuk takohet me Berishë, Jashtë gabimit nuk del askush dhe arrogance nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë njëherë, pastaj.

Lidhur me kryetarin s’më duket se i shërben asaj qëndrimi që mban ndaj kryetarëve, sa investoi ajo tek Basha. A është kështu? Në kohë kur unë deklaroja që ai ka dy dosje në shpinë, ku është sot ai? tani ka gjetur shpall një tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura