Sali Berisha thirri Kuvendin për shkarkimin e Lulzim Bashës/ Kreu i PD-së mbledh Kryesinë sot në orën 18:00

Dec 11, 2021 | 16:05
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 18:00 Kryesinë, bëjnë me dije burime për “Panorama”.

Mbledhja e Kryesisë së PD vjen ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha thirri Kuvendin që ka nisur procesin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Sot rreth orës 12:00 Basha zhvilloi një ceremoni në selinë blu me rastin e ditëlindjes së 31-të të PD-së.

Kryedemokrati tha se kjo ditëlindje i gjen demokratët të thyer pasi ish-kryeministri Berisha vendosi interesin personal mbi interesat e demokratëve.

Po ashtu Basha deklaroi se “kulti i individit që tërhoqëm zvarrë më 20 shkurt nuk do të ngrihet në asnjë formë tjetër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura