“Sali Berisha më do të vdekur”- Erion Braçe reagon pas akuzave se takoi një vrasës në Lushnjë

Nov 6, 2019 | 18:12
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Erion Braçe thotë se ish-kryeministri Sali Berisha e do të vdekur duke nxitur grupet kriminale.

fth-gthfgh-1

Reagimi vjen pas deklaratave të Berishës, sipas të cilit kryeministri Rama dhe zëvendësi i tij Braçe kanë frymëzuar grupet kriminale kundër prokurorit Arian Ndoja, ndaj të cilit u organizua një atentat pasditen e së premtes.

Reagimi i plotë i Braçes:

KY ESHTE SALI BERISHA DHE KY ESHTE KERCENIM PER JETEN NDAJ DY FUNKSIONAREVE TE LARTE PUBLIKE, TE DY TE ZGJEDHUR E NE DETYRE!

Qe Sali Berisha eshte nje kriminel barbar, kete pas 21 janarit, daljes zot te pushkatimeve ne mes te bulevardit, e thote i madh e i vogel ne kete vend!

Por, pervec pushkatimeve direkt sic ne 21 janar 2011,

ky kriminel barbar, ka nxitur permes gjuhes se tij kriminale, kercenime per jeten, akte dhune te drejtpërdrejta deri ne rrezikim te jetes, ndaj kundershtareve te tij politike duke i perfshire kriminalisht ne ngjarje qe nuk ekzistojnë. Ky i sotmi eshte nje i tille! Provohet boterisht qe kjo ngjarje qe ka sajuar e publikuar, nuk ekziston! Po fare fare!

As nga une, as nga kryetari i bashkise Divjake, zero!

Vërtetohet lehtësisht; Per shkak te detyres, cdo levizje e imja eshte nen prezence te oficereve te shtetit-jo te mite por te shtetit; Cdo takim i imi me kryetarin e bashkise dhe jo vetem, eshte nen prezence te tyre; Pra, per shkak te detyres, cdo gje eshte e lajmeruar ne sallat operative perkatese nga Garda e Republikes ne komisariatet e policise ne territor!

Pra, takimi i kryetarit te bashkise Divjake me ate person dhe i imi me ate dhe kryetarin, as qe ekziston. Fare!

Është sajuar nga Sali Berisha si kërcenim i drejtpërdrejtë për jetën ndaj meje e kryetarit të bashkisë Divjake.

Mendja kriminale e Sali Berishes, kerkon te drejtoje e pse jo te shkrehe pushke kriminelesh ndaj nesh! Ti Sali Berisha po kerkon jeten tone! Do pergjigjesh per kete ligjërisht deri ne fund!

Cdo dite nga sot, çdo ore nga dita e sotme e ne vijim, unë do merrem me kete, ty dhe ligjin! Boll me! Ke 25 vite qe si kriminel ordiner bën këtë ndaj meje e çdo kundershtari politik, si kur ke pushtet, si kur je ne opozite. Nuk dua nga paratë e tua te ndyra, do kërkoj ligjërisht burg për ty, aq sa ligji thotë për këtë krim penal qe ke konsumuar sot ndaj ne te dyve!

Kjo e para

E dyta, kurre, kurre nuk kam bere kete qe ti ke konsumuar sot ndaj nesh;

Kurre nuk kam shenjuar jeten e kujt per ta marre, si politikan,

si qeveritar apo si qytetar i thjeshte!

Nuk jam soji yt, as si shpifes, as si kriminel; Si qytetar e si pushtetar ne raport me ligjin, jeten e dinjitetin e çdokujt, ti as qe afrohesh tek unë.

E treta, Fredi Kokoneshi as qe njeh prokurorin, as si emër, as si person,

as si prokuror, as si aktivitet, as qe e njeh personin e përmendur ne cilëndo rrethane. Unë gjithashtu, as si emër e as si person kurrkund e ne 48 vite jete.

Unë, pooooo, kam folur per qendrim e prokurorit ndaj një zyrtari të shtetit,

antiligjor e antikushtetues ne hetimin e një çështjeje, konfirmuar i tille, siç e kam thënë, nga një gjykatë më e lartë, i paligjshëm e antikushtetues.

Kaq me mjaftoi e me mjafton. Akti ndaj tij është kriminal!

Une, cilido pranë meje si i afërm apo mik e shok e janë aq shume sa sta merr mendja, nuk kam lidhje me ate akt kriminal.

Ti si kriminel barbar, pa asnje prove, asnje fakt, ne menyre kriminale dhe te qellimte pa asnje reference vendi e kohe, zero, kerkon te nxitesh nje tjeter akt kriminal. Per kete do pergjigjesh! Nuk te fal asnje germe dhe po ta perseris, nuk dua parate e tua te ndyra, dua burgun per ty per kete krim te konsumuar.

E fundit, per pluhurin qe permend per mua serish do perballesh me ligjin, per cdo germe te fjales, nje per nje; per cilesimin trafikant te kryetarit te bashkise Divjake, do perballesh me ligjin; Per shkak te shpifjeve te tua dhe qelbesirave qe kishe nen hyqem, per nje vit e me shume prokuroria vuri nen hetim ne te gjithe boten kryetarin e bashkise;

Doli i paster kudo, me çdo akt të çdo institucioni ndërkombëtar qe u detyrua te ktheje përgjigje në Prokurorinë e Republikës.

Letrat jane publike e te adminiatruara ne prokurori.

Cdo germe edhe per kete do kthehet ne perballje ligjore dhe ti do pergjigjesh deri ne fund, germe per germe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura