Sali Berisha i bën thirrje Nuredin Dumanit të rrëfejë lidhjet e politikës me bandat: SPAK po shndërrohet në strofull kriminelësh

May 27, 2022 | 12:33
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje Nuredin Dumanit dhe Besian Xhixhës, që të rrëfehen për lidhjet e krimit me politikën.

Ai ka akuzuar se prokurorë të SPAK kanë mbyllur dosje për akuza të rënda. Ndërsa ka denoncuar gjithashtu se Prokuroria e Posaçme po i fsheh denoncimet e të penduarve të drejtësisë për lidhjet e politikës me bandat e krimit.

“I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet, për të shpëtuar shpirtin e tij, i bëj thirrje ta bëjë të plotë, ta lërë me guxim se ka një tendencë absolute censure të rrëfimeve të tij tronditëse, të rrëfimeve që dëshmojnë qartë atë që është thënë çdo ditë nga mediat nga shoqëria, është denoncuar me kohë ata vrisnin përdhunonin se mbyllnin cdo çështje me urdhër nga sipër.

A e dini ju ku shkoi prokurori që mashtroi shqiptarët në mënyrën më të shëmtuar ku është ai? Në SPAK, në SPAK e partisë, kjo do të thotë që SPAK shndërrohet në strofull kriminelësh. Për llogari të kujt gënjeu Alfred Shehu?

Këta mbyllin dosje, banda paguante këta mbyllnin vrasje, njerëz që vriteshin te pragu i shtëpisë e një nga këta është Alfred Shehu.

Ndaj Dumani është fytyra e vërtetë e këtij shteti e kësaj qeverie.

I bëj thirrje dhe Besian Xhixhës, të rrëfehet plotësisht për lidhje politike të deputetëve të ministrave, dyshimin më të madh në hetimin e trajtimin politik që SPAK po i bën cështjes po bën mburojë, e denoncimeve politike në një kohë kur ato dihen. SPAK po i fsheh këto”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura