Sali Berisha dhe familja e tij shpallen “non grata” nga SHBA, reagon Edi Paloka

May 19, 2021 | 16:59
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka qenë një nga personat e parë që ka reaguar në lidhje me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

EDI PALOKA

Paloka, ka vendosur të publikojë dy foto në profilin e tij në Facebook, ku shihen ish-kryeministri Sali Berisha me presidentin e SHBA-ve, George Bush si dhe kryeministri Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi per shpalljen ‘non grata’ u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili shkruoi në një mesazh në “tëitter” se Berisha dhe familja e tij u shpallen zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe iu ndalohet hyrja në SHBA.

Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura