“Sakrifikon rehatinë tënde! Fëmijë të dytë do të…”/ Sara Hoxha rrëfehet si rrallë herë, si i ndryshoi jeta pasi u bë nënë

Jun 27, 2022 | 21:40
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Sara Hoxha me bërjen publike të lidhjes së saj me Ledri Vulën është kthyer në një nga emrat më të njohur në estradën tonë.

Ajo është shumë aktive në rrjetin e saj Instagram, ku bisedon shpesh me ndjekësit e saj. Së fundmi në një “Ask me a question”, ajo ka zbuluar nëse ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë pas vajzës së saj, Poem Blu.

Gjithçka nisi nga kureshtja e e një ndjekësi të saj, i cili shkruan: “A do të ketë Poem një motër apo vëlla?”

Blogerja u përgjigj duke thënë se ajo dëshiron të bëjë një fëmijë të dytë, por nuk e ka vendosur se kur.

“Patjetër që do të ketë. Vetëm mos pyet kur”– shkruan Sara në Instastory.

Nisur nga pyetja e një tjetër ndjekësi, Sara ka rrëfyer edhe se si ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë nënë për herë të parë.

“A është e vështirë të kesh një fëmijë? A të ka ndryshuar?”– pyet ndjekësi, ndërsa Sara është përgjigjur: “100% po. E dëgjon shpesh por nuk mund ta kuptosh derisa të ndodh ty vetë. Është një eksperiencë shpenguese dhe një udhëtim roller coster (me shumë të mira dhe vështirësi). Mund të sakrifikosh rehatinë tënde për të tyren dhe koha nuk është më e jotja. Por ia vlen shumë.”

Gjatë kësaj interviste virtuale blogerja iu përgjigj edhe një pyetjeje që i është bërë shpesh: Nga je me origjinë?

Përmes një videoje Sara ka sqaruar origjinën e saj dhe të prindërve të saj, duke theksuar se ndihet pak nga të gjithë vendet.

“Prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Tiranë por me origjinë babi im është gjysëm nga Kosova dhe gjysëm nga Dibra, kurse ime më është gjysëm shkodrane dhe gjysëm dibrane. Unë deri në 12 vjeç kam jetuar në Tiranë edhe jam shkolluar atje, ndërsa tre vitet e fundit kam jetuar në Kosovë, kështu që nuk e di si i bie. Unë ndihem pak nga të gjithë, kam lindur në Zvicër, kam jetuar në Gjermani.”- shprehet Sara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura