Sajoi vetëvrasjen dhe i nisi videon ish- të dashurës, shqiptarit i del plani jashtë kontrollit dhe e pëson keq

Sep 18, 2018 | 17:15
SHPËRNDAJE

Një 39- vjeçar duket se i ka hapur telashe vetes së tij, nisur nga një video përmes të cilës donte që t’i vinte ish- të dashurës së tij italiane, që ajo të kthehej me të.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat italiane, kishte inskenuar vetëvrasjen e tij, duke xhiruar një video teksa shfaqej me një armë në dorë drejtuar kokës, e duke i thënë vajzës: Lamtumirë dashuria ime.

Vajza sapo ka marrë këtë video ka telefonuar e tronditur policinë, të cilët kanë shkruar menjëherë në banesën e tij.

Smartphone, hands on mobile phone, screen, scrolling, typing, close up, | usage worldwide

Por kur kanë shkruar në shtëpi, e kanë gjetur atë të ulur ne divan, të relaksuar dhe shëndoshë e mirë.

Por, forcat e policisë kanë vendosur që të bëjnë një kontroll në banesë, ku kanë gjetur armë, një fishek të kalibrit 38, një ‘kopje’ armë gjysmë-automatike Glock (e njëjta armë që kishte përdorur në video).

Kaq ka mjaftuar që ai të përfundojë në pranga.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura