Saimirin e sulmojnë, por Kokëdhima di si ta ngushëllojë

Mar 3, 2015 | 12:30
SHPËRNDAJE


Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili së fundi është përballur përveç të tjerash edhe me akuzat e deputetit socialist Tom Doshi, duket se e ka takuar një mik që i do të mirën. Ai është deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Tahiri dhe Kokëdhima janë fotografuar në një takim të përzemërt me njëri-tjetrin në shkallët e Parlamentit. Nga mënyra se si Koço i ka vendosur dorën në shpatull Tahirit, nënkuptohet fraza që përdoret rëndom në këto raste: “Mos e vrit mendjen, se më mirë do të bëhet, ose më ke mua etj. etj!” Pas akuzave për Kryeministrin Edi Rama, Doshi dhe Kokëdhima u larguan bashkë nga Kuvendi. Ndoshta gjatë pajtimit diçka kanë folur edhe për Tahirin…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura