Saimir Tahiri s’ka kohë për palestër, ushtrimet e qafës i bën në rrugë

May 2, 2015 | 16:18
SHPËRNDAJE


Minsitri i Brendshëm, Saimir Tahiri, drejton një nga institucionet më problematike dhe me më shumë punë e përgjegjësi. Të ruash rendin në Shqipëri nuk është e lehtë. Vetë Tahiri në intervista të ndryshme ka rrëfyer se punon shumë dhe i pëlqen që të prekë vetë çdo gjë, të jetë në terren dhe të drejtojë aksionet kryesore që janë nën përgjegjësisë e Ministrisë së tij. Siç e dimë, Tahiri është në moshë të re dhe moshatarët e tij që janë në të tjera profesione dhe angazhime, me siguri i dedikohen më shumë vetes, si p.sh. mund të shkojnë në palestër. Mirëpo, me sa duket, ministri Tahiri nuk ka kohë për këtë gjë. Ai është fotgrafuar nga paparazzi ynë pak ditë më parë teksa futej në Ministrinë që drejton dhe ndërkohë që ecte, i bënte ushtrime qafës, herë majtas e herë djathtas, mbase pa e pasur mendjen që një person publik si ai, është i mbikëqyrur në çdo lëvizje që bën. Shpresojmë të paktën që pas ushtrimeve të bëra në kushte të vështira t’i jenë lehtësuar sadopak dhmbjet e qafës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura