Saimir Pirgu: Luciano Pavarotti më ndryshoi mentalitetin. Më mësoi të mos harrojmë fuqinë e fjalëve

Apr 26, 2015 | 12:33
SHPËRNDAJE

Mediat e huaja i kanë kushtuar hapësirë një interviste me tenorin e famshëm shqiptar Saimir Pirgu, duke folur për projektet aktuale të tij si edhe fillimet e tij në karrierën artistike.

Saimir Pirgu

Pirgu e zbuloi vokacionin e tij të vërtetë në moshën e adoleshencë kur ai po shihte një koncert të tre tenorëve në Televizionin Shqiptar.

“Unë e regjistrova ata në kasetë nga TV dhe u përpoqa për t’i imituar. Kam kërkuar që të jem një nga ata tenorë”,- ka thënë Pirgu.

Teksa kujton në një intervistë dhënë për “Sunday Express”, takimin me Luçiano Pavarotin, ndërsa ishte një student muzike në Konservatorin e Bolzanos, duke pasur ndër mend këshillat e mësuesit të tij që të kalonte nga violina, në të kënduar.

Ai e kujton tenorin legjendar si një mik, si dhe një mentor, dhe thotë se mbajti kontakte me të deri në ditët e fundit të jetës së Pavarotti-t.

“Luciano Pavarotti ka ndryshuar mentalitetin tim, ai ndryshoi gjithçka. Ai më mësoi se si të projektoj zërin, si të zotëroj muzikën dhe ngjyrat. Ai më mësoi se njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë ti je duke thënë, dhe asnjëherë të mos harrojmë fuqinë e fjalëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura