Safet Gjici: Shqetësohemi pse na quajnë favorit, Takaj nuk më ka uruar, por nga ai pres…

Jun 19, 2018 | 22:38
SHPËRNDAJE

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Top Arena” në Top Channel, presidenti i Kukësit, Safet Gjici flet për shortin e sotëm të Kukësit, ku “peshkoi” Valetan nga Malta, dhe gjithashtu ka edhe një batutë për presidentin Takaj.

gjici

“Unë kam bërë gjithçka për Kukësin, kam blerë lojtarë cilësorë, dhe ekipi po bëhet gati për ndeshjen në Champions League. Tani, duhet të mbledhim forcat dhe të përqendrohemi, sepse në dukje ekipi që kemi përballë është i lehtë, por gjithçka mund të ndodhë.

Sa ju shqetëson fakti që Kukësi cilësohet favorit?

Kjo gjë më shqetëson, dhe kemi biseduar për këto probleme. Nuk është ekip i lehtë Valeta. Në futboll ka gjëra të papritura. Duhet të kemi fatin me vete, pavarësisht se në letër duket short i lehtë. Duhet të mobilizohemi që ta kalojmë që në ndeshjen e parë.

Skënderbeut i mori Flamurtari trajnerit, ju do i merrni ndonjë lojtar?

Skënderbeyu ka pasur lojtarë të mirë, dhe i kemi kërkuar drejtori të shohë tek korçarët, pasi kanë qenë cilësorë. Do ishte shumë mirë të merrnim disa lojtarë sepse kanë përvojë, por duhen parë edhe kontratat që kanë atje. Takaj nuk më ka uruar, por urimi më i madh do ishte ndonjë lojtar nga ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura