Safet Gjici ironi me Idrizin: Të më kopjojë, por jo si “fanti spathi”

Sep 25, 2018 | 9:19
SHPËRNDAJE

Politikat e ndjekura nga Safet Gjici jo vetëm që kanë rezultuar efikase për Kukësin, por po merren edhe si model nga klubet e tjera të Kategorisë Superiore. Në batutë e sipër, administratori i Flamurtarit deklaroi për gazetën se do të fillojë edhe me “ultimatumet” për të gjetur rrugën e kthesës.

idrizi-sot-850x450

“Tani filloj taktikën e Safetit (Gjicit) unë. Në 5 ndeshjet e radhës dua 15 pikë. Unë jam i detyruar të mësoj nga njëri”, tha Sinan Idrizi ndër të tjera. Kaq ka mjaftuar që të përgjigjet edhe presidenti i Kukësit. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, Safet Gjici i kujtoi homologut të tij që një ditë edhe mund ta arrijë. Ndihet mirë që dikush do që ta marrë si shembull, por nuk ngurron që ta paralajmërojë se bëri gabim që u fut si “fanti spathi” në rastin e Elton Kalesë.

MODELI – “E njoh mirë Sinanin. Është miku ynë. I kam dëgjuar ato çka ka thënë, e nga njëra anë me vjen mirë që do të më imitojë mua dhe Kukësin, pasi puna dhe rezultatet tona flasin qartë në gjithë këto vite. Por, unë dua t’i them kolegut tim se dhe Flamurtari mund t’i arrijë këto suksese.

Në fakt, nuk është gjë e keqe të imitosh, pasi dhe ne në fillimet tona kemi marrë shembuj ekipet që kishin suksese e që fitonin trofe. Unë jam president klubi, njëlloj si Sinani, unë nuk kam shkopin magjik në duar, por sekreti im është që unë jam shumë pranë me ekipin.

SKERDILAID SULOZEQI

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura