Sadri Abazi dhe Salianji i PD-së, bashkë në plazh

Jul 26, 2015 | 16:16
SHPËRNDAJE

sadri1111
Natyrisht që janë në llogore të ndryshme politike dhe si dy drejtëza paralele që nuk takohen kurrë, ashtu duket sikur mund të mos takohen asnjëherë dhe të kenë marrdhënie, të paktën njerëzore, socialistët dhe demokratët e kupolës. Por, këto foto që paparaci ynë i ka realizuar fundjavën e kaluar në plazhin e Dhërmiut, dëshmojnë të kundërtën.

Siç e shikoni, deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, është parë në shoqërinë e njërit prej anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe mjaft aktiv në denoncimin e qeverisë, Ervin Salianji. Ata kanë ecur dhe kanë biseduar për pak kohë bashkë, ndërsa më pas, zoti Abazi është rehatuar në shezlongin e tij, duke lexuar një libër në relaks të plotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura