Sadikut i mjaftojnë vetëm 4 minuta për të shënuar, Legia kalon në çerekfinale të Kupës

Sep 21, 2017 | 17:36
SHPËRNDAJE

Armando Sadikut i kanë mjaftuar vetëm 4 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e Kupës ndaj Ruh Z. Sulmuesi nga Elbasani realizoi golin e dytë për skuadrën e Legias në minutën e 64, teksa në minutën e 60 ai u hodh në fushë duke zënë vendin e Niezgodës.

Sadiku

 Legia e fitojë takimin me rezultatin 0-4 duke u kualifikuar kështu për në raundin çerekfinal të Kupës së Polonisë. Skuadra e shqiptarit është favorite për të fituar këtë trofe falë kontingjentit cilësor të lojtarëve që ka në përbërje.

Në raundin çerekfinal ata do të përballen me Druteks Bitovian që militon në Divisionin 1, një kundërshtar mjaft i lehtë në letër.

Sadiku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura