Sadiku shënon për Zyrihun, Memushaj realizon golin e fitores në ndeshjen Play-off ndaj Viçencës

May 29, 2015 | 21:41
SHPËRNDAJE

Ledian Memushaj i ka dhëne fitoren 1-0 Peskarës në ndeshjen ndaj Viçencës. Goli i mesfushorit të Kombëtares shqiptare të futbollit në takimin vajtjës së play-off për Serinë A, ka rritur shancet për kualifikimin e skuadrës së tij. Memushaj shënoi në minutën e 89-të me anë të një penalltie, duke rritur mundësitë për t’u kualifikuar në ndeshjen e kthimit.

Memushaj pas shenimit te golit

Ndërkohë, një tjetër lojtar i skuadrës Kombëtare të futbollit është bërë protagonist në ekipin ku ai aktivizohet. Në kampionatin zvicerian, Sadiku ka shënuar për Zyrihun duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura