Sadiku nuk po shënon ende, trajneri i del në mbrojtje: Ka gjëndje fizike të jashtëzakonshme

Apr 19, 2018 | 10:46
SHPËRNDAJE

Armando Sadiku te Levante duket se nuk po gjen veten. Që nga janari, futbollisti i kombëtares sonë ka luajtur 5 ndeshje, në total 210 minuta. Mungesa e golit duket se se e ka futur në një ngërç psikologjik sulmuesin.

sadiku 7
Mediat në Spanjë po e sulmojnë duke thënë se ai nuk ishte ai që prisnin. Trajneri i tij Pako Lopez i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të tij. “ Sadiku është një djalë që punon por i duhet të përmirësoj gjëra në aspektin kolektiv. Ai ka një gjëndje fizike të jashtëzakonshme. Gjuan me të dyja këmbët njësoj. Këto janë cilësi të mira. Gjërat këtu ecin me shumë shpejtësi. Unë e shoh që ai përpiqet fort çdo ditë dhe kjo mjafton.”, përfundoi Lopez. Levante lufton për mbijetesë në Premier Ligën spanjolle.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura