Sadiku i çliruar: Më mungonte goli

May 27, 2015 | 13:32
SHPËRNDAJE

Goli i shënuar nga Armando Sadiku në fitoren e Zyrihut ndaj Luzernës së Hykës, i ka siguruar skuadrës së tij pjesëmarrjen në Europa Ligë dhe një shumë të ardhurash për drejtuesit. Vetë lojtari ka treguar se e ka pritur shumë një gol, për shkak se ka punuar shumë.

“Ishte me të vërtetë një gol i bukur. Si e mora topin, gjuajta nga rreth 30 metra dhe për fat shkoi direkt e në trekëndësh. Kam shpërthyer në lot! Ishte një gol që e kisha pritur gjatë, për vetë ecurinë time në sezon.

Zoti ma solli rastin, pasi t’ju them të drejtën, edhe më është ngrënë haku, sepse trajneri sikur më kishte lënë disi mënjanë. Ai vetë ma tha dhe pas ndeshjes: ‘Ndoshta e ke merituar të luash më shumë”, deklaroi Sadiku në një intervistë për “Sportal.al”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura