Pas deklaratës së Veliajt për Shkëlzenin, Sadije Berisha mesazh deputetëve: Bëhuni BURRA që përfaqësojnë vendin, jo gra thashethemexhieje

Apr 26, 2015 | 11:15
SHPËRNDAJE

Sadije Berisha ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook, pas replikave të seancës së fundit në Kuvend, ku ish kryeministri Berisha dhe ministri Veliaj u përplasën mes tyre për çështje martesash. E pas akuzave të këtij të fundit reagoi edhe Shkëlzen Berisha. 

Postimi i Sadie Berishes

Ajo ka shkruajtur një mesazh në anglisht, duke thënë se deputetët shqiptarë s’janë burra që merren me këto gjëra.

“Tani janë zgjedhjet në Shqipëri dhe e di nga përvojat e kaluara se kjo nënkupton edhe hedhjen e baltës. Por uroj që si burra të rritur dhe të edukuar dhe të fortë që janë, politikanët e të dy krahëve të arrijnë të paktën një herë të përqendrohen në atë që është më e mira për njerëzit dhe vendin. Në vend që të sillen si deri tani si gra thashethemaxhie, që lëndojnë fëmijët e pafajshëm dhe familjet e tyre. Kam dy pyetje për këta “burra” të fuqishëm: Si ju zë gjumi natën duke bërë këtë? A jeni krenarë që bëni si gra grindavece, në vend që të bëheni BURRA që përfaqësojnë vendin e tyre, shkruan Sadija.

Sadije Berisha

Unë nuk kam absolutisht asgjë të keqe për të folur për ju, sepse nuk ju njoh personalisht, dhe unë refuzoj për t’ju gjykuar nga thashethemet. Dhe nuk jam në krah me askënd, por vetëm me Zotin! Nuk mendoj se kam ofenduar ndonjëherë ndonjë nga ju. Nëse e kam bërë, ju lutem pranoni keqardhjen time – pasi nuk ka qënë kurrë qëllimi im. Fat të mirë në zgjedhjet e ardhshme! Por lutjet e mia shkojnë për njerëzit të cilët janë duke vuajtur varfërinë dhe papunësinë, ndërsa BURRAT në pushtet, ose që duan të jenë në pushtet, shpenzojnë kohën e tyre me thashetheme të ndyra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura