Sadija rrëfen emocionet e ditës së dasmës me Dritëro Agollin: Fustani ishte i rëndë, unë 54 kg. Benevrekët më rrinin të mëdha

SHPËRNDAJE

Sadija, bashkëshortja e Dritëro Agollit, ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të rralla dhe ka përshkruar emocionet nga dita e parë e dasmës me Dritëro Agollin.

36739892_2250704998288194_6562848957595123712_n 36735797_2250704994954861_702045553088790528_n 36717297_2250704991621528_4578350281867132928_n

“E shtunë , vesha fustanin e bardhë ; Kisha zgjedhje edhe kostumin kombëtar, por ishte mjaft i ngarkuar dhe rëndonte shumë . Unë isha 54 kg dhe benevrekët më rrinin të mëdha. Ai ishte një kostum popullor i trashëguar , që kalonte nga një nuse te tjetra.
Më përgatitën dy gra , duke më lyer fytyrën me sarikan . Por ajo ishte tepër e fortë për lëkurën time të bardhë, me cipë të lëmuar e tejet të bardhë , lëmuar vetëm me ujin e ftohtë të çezmës . Kështu lëkura u acarua dhe u skuq vende-vende dhe vetëm me fasho prej lecke të lagura me ujë të ftohtë u kthye në gjendjen e mëparshme .
Dasmën e bëmë në oborrin e shtëpisë sonë , vilë e bukur dykatëshe , me shumë lule , me dy selvi të larta , me një portë të madhe e të rëndë druri .
Ishin ftuar tërë të afërmit ; isha fëmija e parë në shtëpinë tonë të madhe me dhjetë fëmijë , 5 djem e5 vajza, që mbarova shkollën e lartë.
Dritëroi erdhi në dasëm me të vëllain, Tajarin, dhe një kushëri nga Devolli , Njazimi . Dritëroi ishte shumë i gëzuar , pak i trullosur e i ndrojtur , ndoshta nga respekti që tregonin njerëzit e mi , pasi po martohesha me një gazetar e shkrimtar. “

Pjesë nga ditari i Sadijes, 4 korrik 1965 .

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.