Sabrina Bengaj u vra nga ish-burri me bukë në gojë/ Bashkia e Fierit akordon ndihmë financiare për vajzën 3-vjeçare

Sep 14, 2021 | 18:26
SHPËRNDAJE

Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli bashkian i Fierit ka miratuar një fond ndihme financiare që do të jepet çdo muaj për vajzën e mitur të së ndjerës Sabrina Bengaj, e cila u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj.

Ky i fundit vrau me armë zjarri ish-gruan e tij në shtëpinë e prindërve të saj, ndërkohë që 23-vjeçarja ishte duke ngrënë. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Shqipëri.

RENDI I DITES

Këshilli i Bashkisë Fier, sot në mbledhjen e radhës, e cila u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Këshillit, trajtoi dhe miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës sa më poshtë vijon:
?Një shtesë në VKB Nr.64, datë.25/09/2020 të Këshillit të Bashkisë Fier “Për shpronësim për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për rehabilitimin e Lumit Gjanica, Faza e 2-të, nga Segmenti i Urës me shkallë te Ura e Sheqit, Fier”.
?Ndihmën ekonomike për 3 fëmijë jetim; dy nga Mbrostari dhe 3 vjeçarja nga Zhupani, e mbetur jetime pas ekzekutimit të nënës së saj nga bashkashorti (babai i fëmijës).
?Rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2021.
?Tavanet përfundimtare pas rishikimit të shpenzimeve për programin buxhetor Afatmesëm vendor (PBA) 2022-2024 të Bashkisë Fier.
?Ndihmën ekonomike për Z. Gëzim Hoxha.
?Trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Durim Nazëraj, fshati Vreshtas, Njësia Administrative Cakran, i dëmtuar nga zjarri i datës 28.06.2021.
?Ndihmën financiare për shtetasen Florida Taraj, lagja “Liri Gero” Njësia administrative nr.2, banesa e së cilës është dëmtuar nga zjarri i datës 07.08.2021.
?Ndryshimet me vlerën e subvencionit të qirasë dhe skualifikimin e familjeve të pastreha përfituese nga programi i subvencionit të qirasë në tregun e lirë,miratuar me VKB nr.11,datë 02.03.2021.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura