Sa shumë yje te Kosova, italianët i thurin lavde. Gjithçka nën mbikëqyrjen e “arkitektit” Shaland

Sep 12, 2018 | 12:20
SHPËRNDAJE

Kosova është një përfaqësuese e mbushur plot me talente, dhe tashmë, ngjitja e “dardanëve” në skenën europiane nuk po lihet pa shikuar. Në një shkrim nga portali i gazetarit të njohur italian “gianlucadimarzio.com”, i bëhet jehonë këtyre “xhevahirëve” që luajnë për Kosovën, por edhe trajnerit zviceran, Bernard Shaland.

COMBO_KOSOVO

Fitorja e fundit ndaj Ishujve Faroe, i dedikohej ish-presidentit të FFK-së, të ndarë nga jeta në qershor, i cili ishte edhe i pari që luftoi për të drejtat e futbollit në Kosovë. Fjalë të mëdha për trajnerin Shaland, i cili falë eksperiencës së tij, ka stabilizuar mbrojtjen. “Ata pëlqenin të sulmonin, por unë i bëra të kuptonin se duke qëndruar vetëm në sulm, nuk do të ishin kurrë në gjendje të tregonin potencialin e tyre” – shprehet Shaland.

Por, edhe ekipi është i mbushur plot me talente, që në fakt luajnë edhe për ekipe me emër në të gjithë Europën. Milot Rashica, veçohet për shpejtësinë dhe asistet e tij. Edhe Ujkani, një njohje e vjetër për futbollin italian, tashmë është një rekordmen për prezencat në Kombëtare.

Dhe, nuk mbaron këtu, Donis Avdiaj, 22-vjeçari që është aktivizuar me të rinjtë e Gjermanisë, por në fund zgjodhi Kosovën prej prindërve. Gjithashtu, edhe Berisha i Lacios, Kryeziu tek Zyrihu apo edhe Muriqi në Turqi tek Rizespor. Kaq shumë emra e talente për Kosovën, që pritet të jetë një kombëtare gjithmonë e në rritje në arenën ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura