“Sa shumë mall kam për ty”- Sot do mbushte 27-vjeç, Barbana Dini prek me fjalët kushtuar Ergit: Festo me ëngjëjt, dhimbja ime më e madhe

Oct 15, 2021 | 14:22
SHPËRNDAJE

Këngëtari i ndjerë  do të festonte sot 27-vjetorin e lindjes së tij, nëse një aksident tragjik me motor nuk do ti merrte jetën rreth 5 vite më parë.

barbana dini

Dhe motra e tij, Barbana Dini e ka kujtuar të vëllanë me fjalët prekëse në një postim në Instagram.

Këngëtarja publikoi një foto të Ergi Dini dhe shkroi: “Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje… Koha kalon, malli shtohet e fjalët pakësohen, sepse nuk kanë më vlerë…

Festo me ëngjëjt, ëngjëlli im, dhimbja ime më e madhe……………..”.

ergi-dini

Mbrëmjen e 21 nëntorit të vitit 2016, Ergi Dini së bashku me shokun e tij, Kejdi Halili po udhëtonin me motor në bulevardin “Bajram Curri”, kur pësuan aksident.

Drejtuesi i mjetit, Kejdi Halili, në atë kohë 21-vjeç, sapo kishte dalë nga rruga e Bllokut për në bulevard, pikërisht para Ambasadës Ruse, kur ka ngritur motorin në gomën e pare.

barbana dini ergu

Por, kjo lëvizje ka provokuar humbjen e kontrollit të motorit dhe të dy, si shoferi dhe pasagjeri, janë rrëzuar.

Nga përplasja e fortë me bordurën e trotuarit dy të rinjtë morën plagë të rënda.

Ata u dërguan në Spitalin Ushtarak të Tiranës por nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.

/Panoramaplus.al

ergi-barbana-768x576 barbana ergi dini (3) barbana dini16 barbana dini4 barbana ergi barbana ergi2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura