Sa shpesh duhet të bëjmë s*ks dhe a është e lidhur “sasia” me kënaqësinë gjatë kryerjes së marrëdhënieve s*ksuale

Dec 28, 2022 | 9:51
SHPËRNDAJE

Një herë në javë, dy herë në javë, çdo ditë apo sa herë që na pëlqen? A lidhet shpeshtësia e akti seksual me kënaqësinë seksuale?

seks cift

Ekspertja e seksit Kristen Mark, thekson se shpesh i referohemi frekuencës sepse është e matshme. Por ky parametër nuk ka siguron për cilësinë e jetës sonë seksuale.

A ka një “normale”?

Marrëdhëniet ndryshojnë me kalimin e kohës për shumë arsye të ndryshme, por çdo çift ruan një ritëm seksual. Nëse ndiheni sikur jeni jashtë ritmit, përpiquni të kuptoni pse ndodh kjo.

A është frekuenca e seksit më ulët apo më e shpeshtë? A ka ndodhur diçka që e ka sjellë këtë situatë? Apo ndoshta është diçka “normale”? Thjesht gjeni ritmin tuaj dhe kuptoni se kur jeni jashtë tij dhe si të ktheheni në të.

A po ndodh diçka tjetër?

Disa faktorë mund të ndikojnë në shpeshtësinë e seksit: ardhja e fëmijës së parë, shpërngulja në një qytet të ri, kalimi në bashkëjetesë, janë vetëm disa prej tyre.

Studimet kanë vërtetuar se ardhja në jetë i fëmijës mund të ndikojë negativisht në frekuencën e seksit jo vetëm për shkak të stresit, por edhe për shkak të ndryshimeve fizike që ndodhin gjatë shtatzënisë, lindjes dhe pas lindjes tek femrat.

Në veçanti, një studim tregoi se veçanërisht stresi i çifteve që bëhen prindër për herë të parë ishte i lidhur me kënaqësinë e tyre seksuale një vit pas ardhjes së fëmijës, veçanërisht për nënat.

Shkencëtarët e kanë lidhur jetën seksuale me cilësinë e marrëdhënies sonë. Pse të bëni seks me partnerin tuaj nëse nuk ndjeni ndonjë emocion? Pra, duhet të pyesni veten edhe në këtë rast nëse ka pasur një ndryshim në marrëdhënien tuaj që ka ndikuar në frekuencën.

A ju jep seksi kënaqësi? 

Hulumtimet kanë vërtetuar se cilësia është shumë më e rëndësishme se sasia. Në veçanti, një studim krahasoi aktin seksual të çifteve të të njëjtit seks dhe heteroseksualë dhe vuri re se kohëzgjatja e aktit seksual ishte më e gjatë në çiftet femra të të njëjtit seks sesa në çdo grup tjetër dhe kjo ndoshta ndikon pozitivisht në kënaqësinë seksuale.

Pra, edhe nëse nuk bëni seks shpesh, do t’ju ndihmojë të pyesni veten se sa të kënaqur ndiheni gjatë aktit të seksual. Nëse keni shumë kënaqësi, mund të mos keni nevojë për të njëjtën frekuencë në krahasim me dikë që merr më pak kënaqësi, por bën seks më shpesh.

Si përfundim, një herë në javë mund të jetë e mjaftueshme për të ruajtur kënaqësinë tuaj seksuale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura