“Sa popull i shtypur e i nëpërkëmbur”, vajza e Robert Ndrenikës: Paradoks, shtëpia e Maks Velos, Monument Kulture, kurse Teatri…

Jun 6, 2020 | 15:04
SHPËRNDAJE

DIANA NDRENIKA TEATRI KOLAZH

Diana Ndrenika, e bija e aktorit të njohur Robert Ndrenikës, në një postim në rrjetet sociale thotë se shqiptarët janë një popull i shtypur dhe i nëpërkëmbur.

Duke iu referuar shembjes së Teatrit Kombëtar, ajo bën një krahasim të cilin e quan paradoks, faktin që shtëpia e arkitektit Maks Velo u shpall Monument Kulture dhe godina historike e Teatrit u shkatërrua. Maks Velo ishte kundër shembjes së tij.

Sa popull i shtypur e i neperkembur jane shqiptaret! Iu shkaterrojne trashegimine e tyre kulturore e historike e nuk reagojne. Ministria e Kultures shpall Monument Kulture shtepine e arkitektit Maks Velo nderkohe qe heq nga listat e ndertesave te mbrojtura e shemb godinen e Teatrit Kombetar. Me shume se nje paradoks! Nderhyet dhunshem ne zonen e mbrojtur te qendres historike te qytetit duke shkaterruar kujtesen emocionale e historike te kombit, vazhdimesine e trashegimine“.

Diana Ndrenika thotë se shumë kohë para shembjes së Teatrit Kombëtar është dashur reagimi me votë popullore që të ndalej shkatërrimi i zonës së mbrojtur te qendres historike te qytetit.

Ne te vertete shkaterrimi e dhunimi i asaj zone filloi qe me ngritjen e bunkerit çiban simbol te diktatures qellimisht per t’i hapur rrugë shkaterrimit e gllaberimit te atyre pak shesheve publike qendrore qe i kane mbetur Tiranes. Dhe populli i shtypur e i frikësuar deri ne palce nuk rezistoi. Qe ne ate moment ishte e domosdoshme te ndalej shkaterrimi me vote popullore“.

Në fund, ajo thekson se: “Eshte me se e domosdoshme qe ky shtet (pavaresisht vullneteve e orekseve subjektive te pushtetmbajtesve te radhes) te shpalle lista te patjetersueshme te ndertesave te rendesise primare historike e kulturore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura