Sa para ka paguar Partia Demokratike për lobime? Ja si përgjigjet Basha

Mar 8, 2018 | 21:13
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar mbrëmjen e sotme shkrimin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones”.

Basha  nga studio e “Opinion” tha se Partia Demokratike ka paguar aq sa ka deklaruar në institucionet përkatëse.

03d3172b-22c5-424e-8bc2-ab503d868f9f

Gjithashtu tha se ky artikull është i sponsorizuar pikërisht në këtë javë të rëndësishme për Shqipërinë.

“Është një gazetë  e majtë, ka një axhendë politike. Kush e ka lexuar artikullin. Partia Demokratike i ka publikuar të gjitha fondet, 125 mijë dollarë për dy kompani lobimi janë të publikuara në KQZ. Partia Demokratike ka shpenzuar atë që ka deklaruar dhe ka deklaruar atë që ka shpenzuar. PD dhe unë mbaj përgjegjësi ëpr taë që Partia Demokratike ka lobuar dhe ka paguar. Deklarimet janë publike, janë deklaruar në departamentin e shtetit dhe në thesar. Ky është një investigim është i mbushur me insituata për të arritur në një konkluzion që është parashtruar nga Edi Rama,”tha Basha.

“Nic Muzin” ka deklaruar për lobimin që ka bërë me Partinë Demokratike dhe me atë që ka bërë për palët e treta. Ai ka bërë deklarimet e veta, drejtësia e shikon nëse ka gënjyer. Në dijeninë time ai ka bërë një tjetër deklarim nga ky që është publikuar”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura