Sa paguhet në muaj dhe nga i vinë lekët? Olti Curri habit më përgjigjen e drejtpërdrejtë

Jun 19, 2018 | 8:18
SHPËRNDAJE

Ai njihet si një nga personazhet më të drejtpërdrejtë edhe pse deklaratat e tij gjithnjë shkaktojnë debate, por syri kritik i Olti Currit është shumë i mprehtë. Ai ka një marrëdhënie shumë të mirë pothuajse me të gjithë artistët shqiptarë të cilëve u dhuron dhe tekste të bukura dhe sigurisht që nuk mund të mungonin pyetjet se sa merr për këto tekste apo sa i shkon rroga në muaj.

Një gjë e tillë i ka ndodhur ditën e sotme në Instastory, ku shumë ndjekës i kanë dërguar pyetje të ndryshme.

Një prej tyre e ka pyetur se sa e ka rrogën, një pyetje e sikletshme për Oltin i cili i thotë që pagesa e tij vjen nga reklamat në Facebook dhe Instagram, e cila shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të Kryeministrit të Shqipërisë, shkruan In.

Por ndoshta kjo përgjigje është një nga përgjigjet provokuese të Oltit, i cili njihet për ironinë dhe shakatë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura