Sa miliarda humbet Turqia prej sanksioneve të vendosura nga Moska

Nov 27, 2015 | 18:06
SHPËRNDAJE

Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik”, e cila me dekret presidencial ka zëvendësuar vitet e fundit “Ria Novostin”, në një shkrim të saj ekonomik, shkruan se nga rrëzimi i avionit rus, e humbur do të dalë Turqia.

ErdoganSipas saj, Turqia ka firmosur një sërë projektesh ndërtimi në Rusi, që kapin vlerën mbi 30 miliardë dollarëve, dhe janë para që Turqia nuk do t’i ketë më.

Sipas “Sputnik”, Rusia shumë shpejt do të publikojë sanksionet ekonomike ndaj Turqisë. Ato përfshijnë embargo të prodhimeve ushqimore turke dhe pezullimin e të gjitha projekteve ndërtimore të Turqisë në Rusi, shtuar këtu edhe marrëveshjen e tregtisë së lirë që ishte në proces.

Por “Sputnik” thotë se Turqia është një nga partneret më të mëdha tregtare e Rusisë, dhe se sanksionet do të kenë ndikime negative, edhe në ekonominë turke, po ashtu edhe në atë ruse.

Por cili do të jetë hapi i Rusisë? Kundërpërgjigja e Moskës ndaj Ankarasë nuk do të jetë ushtarake, por ekonomike.

Moska do të luajë me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Në kapitullin XXI të Marrëveshjes së Përgjithshme të Tregtisë, thuhet se një vend partner i OBT-së mund të ndërpresë transaksionet tregtare me një tjetër vend anëtar nëse ka cenime të sigurisë kombëtare prej tij.

Sanksionet ndaj Ankarasë mund të përfshijnë projektin madhor të Centralit Bërthamor në Akkuyu, i cili po ndërtohet momentalisht nga një kompani ruse në provincën jugore të Mersinit.

Deri më tani, janë investuar 3 miliardë dollarë në këtë projekt, i cili në total do të kapë shifrën e 22 miliardë dollarësh.

Gjithashtu, pritet që brenda sanksioneve do të jenë edhe marrëveshja e gazsjellësit turk. Ai ishte planifikuar për t’u ndërtuar në muajin qershor, por u shtynë disa pika të marrëveshjes për t’u firmosur përfundimisht në dhjetor të këtij viti.

Bashkëpunimi në fushën energjetik ka qenë edhe më i fortë mes Rusisë dhe Turqisë. Sipas të dhënave të vitit të fundit, Gazpromi rus eksportoi plot 23.7 miliardë metër kub gaz në Turqi, pra 5.3 % të prodhimit të tij vjetor.

Gjithashtu, priten sanksione ndaj produkteve ushqimore turke, të cilat në vitin 2004 përbënin 4.3 % të importeve totale ushqimore të Rusisë, me vlerë 1.76 miliardë dollarë.

Kjo do të dëmtojë më shumë Turqinë, pasi Rusia, pas heqjes së sanksioneve nga Perëndimi do t’i zëvendësojë lehtë importuesit.

Dhe e fundit, sanksionet do të përfshijnë të gjitha kompanitë që ndërtojnë dhe bëjnë biznes në Rusi.

Në vitin 2013, të dhënat zyrtare tregojnë se firmat e ndërtimit turke kishin një portofol prej 5.7 miliardë dollarësh.

Por edhe këta mund të zëvendësohen lehtë nga Rusia, mirëpo për Turqinë, do të jetë e vështirë që këto kompani t’i dërgojë në një vend tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura