Sa më i bollshëm mëngjesi, aq më shumë mund të rrëzoni kilogramë. Ja çfarë ju sugjeron studimi i ri

Sep 16, 2022 | 10:22
SHPËRNDAJE

Ngrënia e një mëngjesi të bollshëm dhe një darke si i “varfër” mund të ndihmojë në humbjen e peshës si dhe ju ndihmon të ndiheni më pak të uritur, thonë studiuesit.

mengjes i bollshem

BBC shkruan se shkencëtarët kontrolluan saktësisht vaktet e njerëzve për të krahasuar ndikimin e një mëngjesi të bollshem ose një darke me racione të medha.

Ekipi i Universitetit të Aberdeen zbuloi se njerëzit digjnin të njëjtat kalori kurdo herë që konsumonin vaktin e tyre më të bollshem gjatë ditës.

Por oreksi ishte dukshëm më i vogël pas mëngjeseve të bollshme, gjë që mund ta bënte më të lehtë ndjekjen e një diete.

Studiuesit po hulumtonin se si ushqimi që hamë ndikohet nga ritmet e orës së brendshme të trupit tonë. Një ide është se mbrëmja është një kohë e keqe për të ngrënë, sepse ora e trupit e zhvendos metabolizmin tonë drejt gjumit.

mengjesi fasule

Rezultatet, të publikuara në revistën Cell Metabolism, zbuluan se koha e ngrënies e një vakti të madh nuk kishte asnjë ndryshim në numrin e kalorive të djegura, në shkallën metabolike të njerëzve në kohen e pushimit ose sasinë e peshës që humbën.

Dallimi kryesor ishte tek nivelet e oreksit ose urisë, të cilat “shtypen” nga ngrenia e nje mëngjesi te madh.

“Nëse mund ta filloni ditën tuaj me një mëngjes të shëndetshëm të bollshem, ka më shumë gjasa të ruani nivelet e aktivitetit fizik dhe të ruani atë kontroll mbi oreksin për pjesën e mbetur të ditës”, thane shkencetaret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura