“Sa më fort të shtrëngohemi aq më pak viktima do kemi”- Rama thirrje për rezistencë: Vetëm kështu do dalim nga ky rrethim i hekurt

Mar 30, 2020 | 12:18
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar grafikun që tregon kurbën e infkeksionit në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Europës i ka bërë thirrje qytetarëve për rezistencë.

rama prap

Sipas kryeministrit sa më shumë të shtrëngohemi sot aq më pak viktima dhe plagë të rënda do të kemi, duke theksuar gjithashtu se pak nga pak më pas do dalim nga ky shtetrrethim ku jemi futur prej javësh.

“ REZISTENCË REZISTENCË REZISTENCË

*sa më fort të shtrëngohemi dhe rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja e shigjetës së kuqe, aq më pak viktima e plagë të rënda do te kemi dhe aq më shpejt mund të fillojmë të dalim, pak nga pak, nga ky rrethim i hekurt n mbrojtje”, shkruan Rama në facebook.

rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura