Sa kohë mund të zgjasë lufta? Zelensky: Askush nuk mund të parashikojë…

May 14, 2022 | 9:57
SHPËRNDAJE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përderisa ushtria e tij po bën gjithçka për të larguar forcat ruse nga territori ukrainas, “sot askush nuk mund ta parashikojë se sa do të zgjasë kjo luftë”.

zelensk

Gjatë një adresimi drejtuar kombit në orët e vona të 13 majit, Zelensky tha se përfundimi nuk do të varet vetëm nga populli ukrainas, por nga “partnerët tanë, nga vendet evropiane, nga e gjithë bota e lirë”.

Forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha qëkur kanë nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe në ofensivën që aktualisht po zhvillojnë në lindje të Ukrainës, kanë bërë pak përparime.

Por, përderisa forcat ruse dështuan në përpjekjet e tyre që shpejt të marrin kontrollin e gjithë Ukrainës dhe të rrethojnë forcat ukrainase, Kievi tani thotë se lufta po hynë në “fazën e tretë”, në të cilën, forcat ruse do të tentojnë të mbrojnë territorin që veçse kanë marrë nën kontroll.

“Kjo tregon se ata planifikojnë që ta bëjë këtë një luftë të gjatë”, tha këshilltari i Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, Viktor Andrusiv.

“Moska duket se po mendon se duke e zvarritur luftën në këtë mënyrë, ajo mund ta detyrojë Perëndimin që të negociojë dhe ta detyrojë Ukrainën që të dorëzohet”, tha ai gjatë një adresimi televiziv më 13 maj.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “negociata shumë të vështira me Moskën” po vazhdojnë për përpjekjet për të evakuuar trupat ukrainase nga qyteti-port i Mariupolit, që gjendet në juglindje të Ukrainës.

Mariupoli është shkatërruar nga ushtria ruse, e cila po tenton që të krijojë një korridor tokësor me Gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar më 2014.

Dhjetëra ushtarë rusë që janë të plagosur rëndë vazhdojnë të jenë të bllokuar brenda fabrikës së çelikut, Azovstal, në Mariupol. Ushtarët ukrainas në këtë fabrikë janë qëndresa e fundit në Mariupolin e shkatërruar nga forcat ruse.

REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura