Sa jetëgjatë do jetë Kuvendi pa PD? Rama e thotë për herë të parë (një mesazh edhe për Nanon)

May 9, 2017 | 12:04
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama hodhi poshtë sot fjalët  se Kuvendi i ri do të jetë jetëshkurtër për shkak se aty do të mungojë Partia Demokratike.

rama-berisha6

“Do dëgjoni këto ditë shumë fjalë: që Parlamenti i ri do ta ketë jetën e shkurtër sepse PD-ja është jashtë Parlamentit. Sot që PD ka ikur ka më shumë kuptim se kurrë që ta shfrytëzojmë këtë boshllëk të lënë prej saj ka më shumë kuptim për një unitet të ri, nën flamurin kuqezi. Kujtdo që mendon se Kuvendi i ri do ta ketë jetën e shkurtër se PD është jashtë Kuvendit, i them gabon, sepse liria e zgjedhjeve sjell opozitën e re parlamentare. Jetëgjatësia e Parlamentit të ri do të varet vetëm nga ne”, tha Rama.

Sipas tij “Kjo është gara më e vështirë që kur jam në krye të PS. Përshëndes Nanon nga ky kongres. Do kemi një shumicë parlamentare më të madhe se ndonjëherë në 27 vjet. Kjo është një peshë përgjegjësie kolosale. Ne duhet ta ndjejmë që tani në çdo qelizë të qenies sonë politike”.

Kreu i socialistëve u shpreh se për herë të parë në 27 vite, ky Parlament i ri do të jetë pa Berishën.

“18 Qershori do të jetë dita e vettingut të popullit ndaj politikës së vjetër të marrjes zvarrë të Shqipërisë në emër të interesave partiake dhe personale. Parlamenti i ri do ta nisë jetën me zhbllokimin e vettingut. Do jetë Parlamenti i parë pa Saliun por jo pa opozitë. Tamam si bylmezi e gjen vetë rrugën e humbjes, Saliu po e gjen vetë rrugën e ikjes nga ajo sallë. Shkeli çdo porosi të kanunit, shau, shpifi dhe kërcënoi tërë dynjanë në një ditë, më shumë se gjithë pijanecët e mbledhur bashkë në një vit. Tani po e mbyt PD-në me duart e tij duke e kthyer nga një alternativë qeverisëse në një fantazëm të frikës nga drejtësia. Nëse 97 ishte rrëzimi tragjik i Shqipërisë për shkak të marrëzisë së Saliut, 2017 do jetë rënia tragji-komike e PD-së për shkak të budallallëkut të Lulëzimit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura