“Sa herë përmend Babalet dikush përfundon pas hekurave”, Salianji i përgjigjet Ramës: Këtë radhë hyn…

Oct 4, 2018 | 12:07
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratës së Ramës i cili ironizoi padinë e opozitës.

Rama tha se  duhet të hetohen deri në fund duke i quajtur dosjet “Babale”. Ndëkohë Salianji në përgjigjen e tij shkruan se sa herë Rama përmend Bababen dikush futet në burg.

salianji

“Sa herë Rama përmend “Babalet” dhe perpiqet të ironizojë, dikush i perfundon pas hekurave për të shpëtuar disa të tjerë. Herën e parë shkoi në burg Geroni për të shpëtuar Xhafajn, këtë herë Rrahmoni për të shpetuar Ballën!”, shkruan Salianji në postimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura