“Sa herë i nxehet gjaku imagjinon forca ushtarake!”- Rama: Meta ma tha nga Lalzi, sikur flota e 6-të amerikane të vijë nuk kalon Reforma në Drejtësi!

Apr 16, 2021 | 15:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama duke folur nga Skrapari deklaroi se presidenti Ilir Meta ishte kundër reformës në drejtësi, ndërsa u shpreh se ai i kishte kërkuar që të mos identifikohej si kundërshtar i këtij procesi.

META

Kreu i qeverisë vlerësoi rolin e ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço gjatë hartimit të reformës, ndërsa shtoi se ai nuk e reflektoi në asnjë moment krisjen mes tij dhe Ilir Metës.

Në atë qeveri kam pasur mundësi të punoj me Nasipin, që më parë nuk e njihja. Koha e deshi që në atë qeveri në të merrnim reformën e reformave dhe të shkonim deri në fund. Nasipi e di shumë mirë sa e vështirë ka qenë. Nasipi ka qenë dëshmitarë sa shumë lëvizte toka në këmbët e asaj mazhorance sa më shumë ne shkonim drejt paketës së reformës. Kur paketa mori trajtën përfundimtare filloi krisja. I jam mirënjohjës Nasipit që në asnjë moment nuk e reflektoi në punë, krisjen që kishte filluar mes meje dhe Ilir Metës. Në fakt mes Ilir Metës dhe reformës në drejtësi.

U arrit në pikën ku gjërat u ndanë shumë qartë, ose Meta votonte reformën ose prishej mazhoranca. Nuk kishte asnjë mundësi që ne të bënim kompromis në dëm të reformës. Ilir Meta më ka thënë duke parë deri atje në Lalëz: E shikon detin, sikur flota e 6 amerikane të vijë këtu ti drejtojë tytat nga shtëpia ime ajo reformë nuk kalon. Unë i thashë flota nuk do vijë dhe ti do shkosh në fund fare ta votosh reformën.

Prandaj më mirë bëhu pjesë dhe mos u identifiko ti si personi që je problemi, jo edhe identifikohesh edhe të vish ta votosh. Nuk pati nevojë as për flota as për helikopterë. Se Iliri e ka këtë kur i nxehet gjaku imagjinon vetëm forca ushtarake që lëvizin, heronj që ngrihen nga varri dhe aeropolane që vijnë për të sulmuar”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura