“Sa herë i kemi rënë 127 na ka…”/ Rama në familjen Derivishi: Pavarësisht se mund të këtë ndonjë rast, mjekët janë heronj

Nov 24, 2020 | 10:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte sot në familjen Derivishi në Stërmas të Tiranës, e cila tre muaj më parë humbi kryefamiljarin nga sëmundja e alzheimerit.

Rama përuroi shtëpinë e re të kësaj familje, e cila u rindërtua pas prishjes nga tërmeti i shtatorit të vitit të kaluar.

Djali i shtëpisë thonë se në kohën kur kishte babain të sëmurë, disa herë ambulanca i ka ardhur në shtëpi.  Ndërsa kryeministri Rama shfrytëzoi rastin për të vlerësuar mjekët, të cilët sipas tij shërbejnë edhe pse  në një kohë të vështirë.

Gruaja e shtëpisë: Sa herë i kemi rënë 127 na ka ardhur në ndihmë. Na ka ardhur mbi 5-6 herë.

Djali i shtëpisë: Nga spitali ushtarak na kanë ardhur për të bërë një serum.

Edi Rama: Këtë periudhë ka qenë super ngarkesë, pavarësisht se mund të këtë ndonjë rast, ata janë heronj. Ne i shohim se janë të gjitha janë të lidhura me sistem dhe të gjitha lëvizjet e tyre janë të regjistruara në kompjuter. Janë mijëra dhe dhjetëra shërbime në një kohë të shkurtër.  Imagjino të kishte ndodhur me ato ambulancat që nxirrnin tym.

Lagjja e re në Kombinat, Veliaj-Ramës: Të shtunën do fillojmë me pallatet e para

Këtë javë në Kombinat do të fillojë puna për pallatet e reja. Nga Petrela ku inspektoi bashkë me kryeministrin Edi Rama shkollën e re që po rindërtohet, kryebashkiaku Erion Veliaj informoi se aktualisht të shtunën do të fillojë puna dhe me pallatet e para.

“Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës, kaloi me VKM-të e reja. Dje ishim me ministren Balluku në Kombinat, do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar të gjithë mënyrën sesi do funksionojë lagjja e re, ne besojmë në kohë rekord do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe besoj që të premten ose të shtunën do fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur duraluminet dhe gjithë gjërat e vlefshme nga banesat”, theksoi Veliaj.

edi rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura