Sa do paguanit për orën e një vrasësi? Babis Anagnostopoulos nxjerr në shitje Rolex-in që mbante në dorë kur mbyti bashkëshorten, blihet për 7800 euro

Sep 18, 2022 | 15:36
SHPËRNDAJE

Babis Anagnostopoulos ka nxjerrë në shitje orën Rolex që mbante në dorë në momentin kur mbyti bashkëshorten e tij.

Babis Anagnostopoulos4

Ai e nxori në ankand orë luksoze dhe pas shumë negociatave një person misterioz e bleu për 7800 euro, Rolex-in e vrasësit.

Sipas protothema.gr, piloti 34-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për mbytjen e Caroline Crouch së sy të foshnjës së tyre dhe 11 vjet për varjen e qenushit Roxy, vetëm 7 muajsh, ia besoi shitjen e Rolex Submariner një avokateje nga Athina.

Babis Anagnostopoulos5

Procesi mësohet se ka nisur rreth 4 muaj më parë dhe marrëveshja është mbyllur përfundimisht mesditën e së premtes.

Juristja është takuar me blerësin e orës në një kafene të njohur në Kolonaki dhe pasi kanë rënë dakord për procedurat, nesër në mesditë, klienti do të paguajë shumën prej 7800 euro dhe do të nënshkruajë marrëveshjen për blerjen e Submariner.

Ndërkohë nuk dihet identiteti i blerësit misterioz që ishte gati të paguante 7800 euro për orën e një vrasësi.

Babis Anagnostopoulos3 Babis Anagnostopoulos

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura