Ryshfeti/ Arrestohet zëvendësministri

Oct 21, 2018 | 9:54
SHPËRNDAJE

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal n Kosovë, Musa Cena i cili vine nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj (AAK), u arrestua nën akuzën për “Marrje Ryshfeti dhe Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare.

Musa Cena
Musa Cena

Në këtë rast, sipas policisë. kanë qenë të përfshirë edhe dy persona tjerë.

“Më datë 20.10.2018, Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar, të involvuar në veprat penale Marrje e Ryshfetit  dhe Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të dyshuarit duke vepruar së bashku dyshohet se kane marre ryshfet nga pala e dëmtuar. Te gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente të drejtësisë”, citohet policia e Kosovës nga mediat lokale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura