Rusia vijon ofensivën në Lindje, bombardohen tubacionet e gazit dhe linjat e energjisë elektrike në rajonin e Dnipropetrovsk

Aug 14, 2022 | 17:05
SHPËRNDAJE

Komanda Operative e Ushtrisë Ukrainase në Jug tha të dielën se bombardimet ruse të zonave të populluara në rajonin e Dnipropetrovsk vazhduan edhe gjatë natës.

rusia lindje

“Okupatorët rusë bombarduan sërish dy zona – Nikopol dhe Kryvorizky ”, tha njësia ushtarake në një postim në Facebook.

Si rezultat i bombardimeve, një shkollë, ndërtesa banimi dhe ndërtesa të larta,përfshirë  dyqane dhe kafene u dëmtuan, shtoi deklarata,

Gjithashtu si pasojë e bombardimeve u dëmtuan tubacionet e gazit dhe linjat e energjisë duke lënë thuajse pa furnizim me gaz dhe energji elektrike një mijë banorë.

Një burrë 69-vjeçar u plagos dhe humbi krahun e djathtë si pasojë e bombardimeve bëri me dije komanda ukrainase.

Ndërkohë Rusia, në një konferencë ditore, tha se kishte marrë kontrollin e fshatit Udy në rajonin lindor të Kharkiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura