Rusia provokon sërish, manovra të mëdha ushtarake në shtator

Aug 28, 2018 | 16:15
SHPËRNDAJE

Rusia do të mbajë muajin e ardhshëm manovrat më të mëdha luftarake në gati katër dekada, tha sot ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Në manovra do të marrin pjesë edhe forca kineze dhe mongole.

Manovrat e koduara me emrin Vostok-2018 do të përfshijnë rreth 300,000 trupa, mbi 1,000 avionë ushtarakë, dy nga flotat detare ruse dhe të gjitha njësitë ajrore të saj, tha ministri Shoigu në një deklaratë.

1C3B0035-8316-4DA7-94D7-E5A69E1D464F_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s

Manovrat zhvillohen në një kohë kur janë rritur tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë, e cila është e shqetësuar rreth asaj që e quan një përforcim të pajustifikuar ushtarak të NATO-s në krahun e saj perëndimor.

NATO-ja thotë se i ka shtuar forcat e saj në Evropën Lindore për të penguar një veprim të mundshëm ushtarak rus pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes prej saj të një rebelimi pro-rus në Ukrainën lindore.

Kina dhe Rusia kanë marrë pjesë edhe më parë në stërvitje të përbashkëta ushtarake, por jo në një shkallë kaq të madhe.

Një zëdhënësi i NATO-s tha se Rusia e kishte informuar Aleancën rreth manovrave dhe se NATO-ja do t’i vëzhgojë ato./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura