Rusia përgatit kundërpërgjigjen ndaj kompanive Perëndimore që tërheqin bizneset e tyre, ja çfarë ligji po harton qeveria e Putin

May 26, 2022 | 19:54
SHPËRNDAJE

Rusia po planifikon një kundërpërgjigje ndaj shteteve Perëndimore të cilat kanë urdhëruar kompanitë e vendeve të tyre të tërhiqen.

putin

Sipas BBC, Rusia po planifikon një ligj që do t’i lejonte shtetit të sekuestrojë asetet e firmave perëndimore, të cilat vendosin të largohen nga vendi për shkak të luftës.

Ligji, i cili mund të hyjë në fuqi brenda disa javësh, do t’i japë Rusisë kompetenca për të ndërhyrë aty ku ka një kërcënim për vendet e punës ose industrinë vendase, duke e bërë më të vështirë për kompanitë perëndimore heqjen e shpejtë të biznesit të tyre, nëse nuk janë të përgatitur për të marrë një goditje të madhe financiare.

Qindra marka ndërkombëtare, duke përfshirë Starbucks, Coca Cola, Levi’s dhe Apple, janë larguar nga Rusia ose kanë pezulluar shitjet atje që kur vendi pushtoi Ukrainën në shkurt.

Ajo vjen teksa ekonomia ruse, gjithnjë e më shumë e ndërprerë nga sanksionet perëndimore, zhytet në recesion mes inflacionit dyshifror.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura