“Rusia ka fituar vend në mesin e terroristëve”, Zelensky: Ne nuk e filluam luftën, por do ta përfundojmë atë

Jan 18, 2023 | 18:06
SHPËRNDAJE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po i drejtohet Forumit Ekonomik Botëror përmes një lidhjeje nga Kievi, duke insistuar se vendi i tij do arrijë të mbizotërojë në luftë.

zelensky

Ai tha se edhe pse vendi i tij nuk e filloi luftën, por sipas tij do të jenë ata që do ta përfundojnë.

“Ne do ta përfundojmë atë”, u shpreh Zelensky.

Ukraina po qëndron “fuqishëm” dhe “vendosur”, tha Zelensky, duke kërkuar sërish që bota të vazhdojë të furnizojë ushtrinë e tij me ndihma ushtarake.

Ai tha se furnizimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore duhet të tejkalojnë sulmet ruse.

Ukraina është pajisur me një numër sistemesh të mbrojtjes ajrore Patriot, ku më i fundit është konfirmuar nga Holanda të martën në mbrëmje.

I pyetur për vendin e Rusisë në botë, Zelenskyy tha se ajo tashmë ndodhet në mesin e terroristëve.

“Unë mendoj se Rusia tashmë ka fituar një vend në mesin e terroristëve dhe kjo nuk varet më nga lidershipi i tyre,” tha ai.

Zelenskyy përsëri këmbënguli se Moska duhet “të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”.

I pyetur nëse ai shqetësohet për sigurinë e tij, Zelenskyy thjesht tha se nuk është.

“Nuk jam i shqetësuar për këtë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura