Rusia jashtë Botërorit, zbulohet lëvizja e Vladimir Putinit pas ndeshjes me Kroacinë

Jul 8, 2018 | 12:55
SHPËRNDAJE

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka ftuar futbollistët rusë dhe menaxherin e tyre Stanislav Cherchesov në Kremlin për të diskutuar performancën e tyre në ndeshjet e Kupës së Botës, ku ekipi arriti çerekfinalen, por jo gjysmëfinalen.

5b41e48fdda4c88e578b45be

“Putini e telefonoi Cherchesov të shtunën për t’i uruar atij dhe ekipit fat përpara ndeshjes,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, raportoi TASS.

“Ata patën një bisedë telefonike përsëri pas ndeshjes, ku Putin e ka lavdëruar ekipin për performancën e tyre të bukur në ndeshjen historike kundër Kroacisë. Presidenti e ka ftuar menaxherin e ekipit dhe lojtarët të marrin pjesë në një takim të dedikuar rezultateve në Kupën e Botës”, shtoi ai.

Kroacia është skuadra gjysmëfinaliste e fundit që siguroi kualifikimin falë 11-metërshave. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, teksa Çerishev dhe Kramariç shënuan respektivisht.

Ndëshja iu drejtua minutave shtesë, ku Vida gjeti golin e avantazhit. U mendua se kroatët kualifikoheshin falë këtij goli, por jo, Fernandes me kokë në minutën e 115-të shënoi golin e 2-2, që bëri që skuadrat t’iu drejtoheshin penalltive. Smolov dhe Fernandes ishin lojtarët që gabuan nga pika e bardhë, ndërsa për kroatët gaboi Kovaçiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura