Rusia i premton Bjellorusisë reketa bërthamore/ Vladimir Putin: Do ndihmojmë në modifikimin e avionëve luftarakë! Në muajt e ardhshëm…

Jun 26, 2022 | 9:05
SHPËRNDAJE

Në muajt e ardhshëm Rusia do t’i dërgojë aleatit të saj, Bjellorusisë sisteme raketore me rreze të shkurtër veprimi. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin.

_125617450_iskanderrusfile2015reut

Ai tha se sistemet Iskander-M ‘mund të lëshojnë raketa balistike, si ato konvencionale ashtu edhe ato bërthamore”.

Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar, pas vendimit të Presidentit Putin për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt.

Putin ka bërë disa referenca për armët bërthamore, të cilat janë interpretuar si një paralajmërim për vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë në konflikt.

Duke folur në Shën Petersburg, Putin tha se Rusia do të ndihmonte në modifikimin e avionëve luftarakë bjelloruse SU-25 në mënyrë që ata të mund të mbanin armë bërthamore.

Ndërkohë, disa shpërthime u raportuan në Kiev të dielën në mëngjes, tha kryetari i bashkisë së qytetit Vitali Klitschko.

“Ambulancat dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje. Në dy godina është në proces shpëtimi dhe evakuimi i banorëve”, shtoi ai.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi se një kompleks banimi në qytet ishte goditur.

Të dielën, presidenti indonezian Joko Widodo, i cili do të marrë pjesë në G7, tha se do të nxiste liderët ukrainas dhe rusë që të rifillojnë dialogun.

“Lufta duhet të ndalet dhe zinxhirët globalë të ushqimit duhet të riaktivizohen,” tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura