Rusia e befasuar, zëdhënësin e ministrisë e quajnë “shpëtimtari i grekëve nga koronavirusi”, përmendet dhe shqiptari që dhuroi 700 maska

Apr 3, 2020 | 19:46
SHPËRNDAJE

rusia per gr dhe shq

Greqia po shihet me admirim nga Rusia për mënyrën e reagimit të vendit ndaj krizës dhe epidemisë së koronavirusit, por nuk ka kaluar pa vëmendje edhe gjesti i një emigranti shqiptar në Greqi i cili dhuroi maska falas në një spital.

Mediat greke shkruajnë sot se e përditshmja ruse Kommersant, në një raport të korrespondentit të saj në Athinë, Andrei Pachov, e quan zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetit, Sotiris Tsiodras “Shpëtimtari i Kombit”.

Me titullin “Si një njeri shpëtoi Greqinë nga Epidema e Coronavirus”, raporti i gazetës ruse, është rishpërndarë mijëra herë në faqet e internetit të agjencive të lajmeve dhe mediave të tjera.

“Postimi i Kommersant është ribotuar në gazeta, në shumë faqe interneti dhe transmetuar nga stacionet televizive me miliona shikues”, shkruan Protothema.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve Athinano-Maqedonase, gazetari Andrei Pachov shpjegon atë që i shkaktoi shumë interes tek Tsiodras dhe rolin kryesor që ai luan në mes të pandemisë.

“Greqia, siç dihet, ka arritur dhe ende po e bën mirë përgjigjen ndaj epidemisë. Ne besojmë se personaliteti i Sotiris Tsodra gjithashtu luan një rol të rëndësishëm,” shpjegon ai.

“Në Rusi, disa ditë më parë, filloi karantina që do të zgjasë deri më 30 prill. Përvoja e Greqisë është shembullore për ne, rusët, në këto periudha të vështira. Greqia ia del mbanë – po e përsëris – me qartësi dhe njohuri, por edhe besim përmes një zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë, Profesor i Sëmundjeve Infektive, për të sjellë paqe për të gjithë kombin në trajtimin e pandemisë”.

Në raportin e tij, Andrei Pachov gjithashtu i referohet qëndrimit të grekëve ndaj krizës që po kalon i gjithë planeti, duke theksuar se “Grekët duket se kanë pasur sukses. Në vend sot nuk ka mungesë të produkteve, ka antiseptikë dhe problemi qëndron vetëm tek maskat. Sidoqoftë, njerëzit, sipas bashkëbiseduesve të mi, duan të ndihmojnë njëri-tjetrin “.

Ai madje sjell, si shembull, një histori solidariteti: “Në Greqi, qytetarët, së bashku me emigrantët, u mblodhën kundër një rreziku të përbashkët: për shembull, një emigrant nga Shqipëria, pronari i një rrobaqepsie që riparonte rrobat, qepi 700 maska ​​në tre ditë dhe i dhuroi në spital. Një vend i tillë është Greqia, ku gatishmëria e autoriteteve për të ndjekur këshillat e ekspertëve dhe solidariteti popullor ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së COVID-19 “.

Burimi: Protothema.gr

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura